Gjykata e Tiranës ka gjobitur me 60 mijë lekë, kryetarin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pal Trashaj pasi ka kërcënuar me sms drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Sipas vendimit të gjykatës, gjithçka ka ardhur pasi Trashaj kishte marrë një kredi në bankë në shumën 1 milion lekë dhe nuk e kishte shlyer.

Përmes një vendimi gjykate, banka kishte fituar të drejtën të merrte kolateralin e vendosur për marrjen e kredisë.

Pas këtij vendimi Trashaj ka nisur kërcënimet ndaj Drejtorit.

Vendimi i Gjykatës

Në datën 23.04.2015,ne Komisariatin e Policise Nr.1 Tirane eshte paraqitur shtetasi N. M., me detyre Drejtor i Menaxhimit te Riskut dhe përfaqesues ligjor i Bankës së nivelit të dytë.

Ai ka kallzuar se, me date 22.04.2015, i kane ardhur disa SMS me karakter sipas tij kercenues, ne numrin e tij te punes 067xxxxx12 nga numri 069xxxxx32. Sipas kallzuesit, SMS-te jane derguar nga shtetasi Pal Kol Trashaj nga Lezha, klient i Bankes qe eshte ne proces gjyqesor me kete Banke, per disa kredi te keqija qe ka marre prane saj ne vitin 2006. Per kete arsye eshte sekuestruar praktika e dorezuar per kete rast.

Jane bere kqyrjet e telefonave respektive me proces verbal, ku jane fiksuar edhe tekstet e secilit SMS.

Konkretisht ne telefonin e kallzuesit, i markes IPHONE 6, me ngjyre gri dhe te bardhe, me numer IMEl 35589906559xxxx me numer kontakti +35567xxxxx12 te kompanise Eagle, ne oren 10.45 date 22.04.2015, nga numeri telefonit +35569xxxxx32 kane ardhur keto SMS.

“Sapo mora ankesen ne apel per gjyqin qe humbe e do ta humbesh., sa here ti bish ne qafe njerzve. Po luani me jete nierzish. Rregjistroje e denonco ku te duash se me nderin e gjakun e familjes nuk luan kush o k…., ti kujton se baj shaka, i q… tan ropt kush me cenon nderin e familjes, une i kam te shente e ju jeni koperative prostitucioni. Denonco nese je burre.

Sms-ja e dyte po ne te njejten date dhe ore me përmbajtje:

“Pergjigju o pleh, kam fshij bythen me deputet e ministra kur kane ra ne qafe, si ju baj ka nje c,do mies, brek pa lam.”

Nje sms tjeter me permbajtje:

“Pergjigju o hule, mu deri me sot s,ma ka q…. kush. Do te gjej por pa marre ne qaf Deden, ti je nje pleh. Fillqsire, ke ra ne pi…. Bankës- se s’ke q.. kurr vetëm dhi e tani ban si i forte o brek mut 100-vjeçar” .

Ne kete sipas kallzuesit, sms permendet emri i vellait te tij Ded Malutaj, i cili banon ne qytetin e Lezhes se bashku me familjaret e tij. Kjo sms eshte e perseritur tre here.

Kqyrja vazhdon dhe ne oren 12.05 ka ardhur nje sms me kete përmbajtje:

“E kam vetem persona le me ty o pleh mbiemrin e ngatrove. O ke per te ma q… gruan se ke shume zor o kam me ta q… se kam pune vetem 2 minuta pune o palco. Te ka shty V.Tusha kompani qe q.. ne b…. [ua q… motrat tanve per karakter. Denonco ne prokurorio jua q… grate kurva, ju dal perball o plehra”.

– Nga kqyrja e telefonin celular te Trashajt, i markes “Nokia” ngjyre e zeze e gri, me karte telefonike Nr.(Vodafone) 069xxxxx32, (i tarifuar ne kompanine Eagle) pa pin, numer imei , shikohet se .. 3569561010009xxxx klikohet ne butonin “MENU” del lista e rubrikave te telefonit dhe tek SMS-te, “Sent sms”. Me interes per kqyrjen eshte nje sms te derguar ne numrin 0676080xxx i regjistruar D.Marluta me përmbajtje:

–” Z.Dede, mgjs kam fituar gjyqin velia i jot me permarimin me kane blloku cdo mjet jetese, tash tre muaj kam te gjitha dokumentat e faturtat origjinale. Kam shku me u mar vesh me te sme ka prit, ka lane vajza shgkolllcn e larte per leke se mi kane ndal pagat gruas dhe djalit e kam ngateresa ne familje. Vne do ta mbroj me gjak familjen se e kam te shenite. Kam njof tu gjithe shtetin, mediat dhe ambasadat”, i cili mban daten 23.04.2015, ora 08.01. /Panorama