Pritjes së ëmbël i erdhi fundi për Afërdita Dreshajn.

Modelja shqiptare bëhet nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Afërdita ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre ndërsa shkruan: “Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri.”

Të njëjtin imazh ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë.”, pa zbuluar emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin e tyre.