Një snajper nga policia franceze ka qëlluar aksidentalisht duke lënë të plagosur dy persona gjatë një fjalimi të presidentit Hollande.

Një kamarier dhe një punonjës që po merrnin pjesë në fjalim janë plagosur lehtë, raportojnë mediat franceze.

Incidenti ndodhi gjatë inaugurimit të linjës së trenave të shpejtë në qytetin perëndimor të Villognon. Lajmi në fjalë u konfirmua nga Pierre N’Gahane, një zyrtar i rajonit në fjalë.