Kompania e mrrjeteve sociale “Snap”, e cila drejton platformën Snapchat, të fokusuar tek të rinjtë, tha të hënën se do largonte rreth 10%, duke iu bashkuar valës së shkurtimeve të vendeve të punës në sektorin e teknologjisë.

Një ditë para se të shpallte fitimet e saj të fundit tremujore, kompania tha se “afërsisht” 10% e stafit do të largohej.

“Ne po riorganizojmë ekipin tonë për të reduktuar hierarkinë dhe për të promovuar bashkëpunimin personal,” tha një zëdhënës i Snap.

“Ne jemi të fokusuar në mbështetjen e anëtarëve të ekipit tonë në largim dhe jemi shumë mirënjohës për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e shumta për Snap,” shtoi kompania.

Kompania kishte pak më shumë se 5,300 punonjës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar. Snap shkurtoi më parë 20% të stafit të saj në 2022.

Vitet e fundit, kompania ka qenë në vështirësi për të konkurruar për të ardhurat nga reklamat kundër Instagramit të Meta-s, YouTube në pronësi të Google dhe TikTok. Pas lançimit të tij në 2011, Snapchat u bë hit, veçanërisht me përdoruesit e rinj të smartfonëve, duke i lejuar njerëzit të ndajnë momente në formën e fotove ose videove në mesazhe që vetëshkatërrohen pasi shikohen. Ai gjithashtu inovoi me përdorimin e filtrave për përmbajtje të përbashkët, por një zgjerim në pajisje të tilla si dronët dhe syzet nuk ka arritur të fitojë tërheqje. Sipas faqes së internetit layoffs.ai, e cila ndjek industrinë, deri më tani 32,000 vende pune janë humbur që nga 1 janari në sektorin e teknologjisë.

Shkurtimet nuk janë në të njëjtën shkallë si fundi i vitit 2022 dhe fillimi i vitit 2023, kur kompanitë e teknologjisë pushuan qindra mijëra punonjës.

Kjo ishte një goditje nga furia e punësimit gjatë pandemisë, kur kompanitë rritën numrin e punonjësve ndërsa jeta e përditshme u kthye në internet.