Përdoruesit e Snapchatit do të gëzohen nga ky lajm. Deri më tani procedura për të gjetur një mik ishte e komplikuar, por kompania ka vendosur t'a lehtësojë këtë procedurë.

Snapchat ka lëshuar një shërbim të ri, ku ju krijoni një link të veçantë dhe i dërgoni dikujt që dëshroni të keni mik, në momentin që ai e hap atë, ai direkt ju ndjek ju.

Për të çuar një URL ju duhet të shkoni tek menuja te klikoni në “add firends” dhe pastaj të zgjidhni “share username”. Në momentin që ai tjetri klikon, ju ndjek automatikisht.

Po ashtu, ju të njëjtin link mund ta postoni edhe në Tëitter ose në përshkrimin në kanalin tuaj në YouTube. Ky shërbim është i mundur vetëm për ata përdorues të cilët kanë të shkarkuar versionin e fundit të këtij aplikacioni.