7 shtator 2015 – Një tjetër avion me drogë ka mbërritur nga Shqipëria në Itali. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike, të cilat më pas u sekuestruan.
Lajmi u publikua sot në mediat italiane, të cilat shkruajnë se policia italiane e Torinos ka arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Të arrestuarit janë:
1.Maksim Llanaj, 37 vjeç
2.Fitor Alliaj, i njohur me nofkën “Vito”, 43 vjeç
3. Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjeç
4. Rosario Campisi, 60 vjeç
Banda e trafikantëve kishte zgjedhur avionë të vegjël për të kryer transportin, në mënyrë që të shmangin kontrollet në tokë.
Droga ishte fshehur në njërën prej sediljeve të avionit, e cila ishte modifikuar dhe mbushur nga brenda me lëndën narkotike për të mos rënë në sy.
/S.L. portali DurresLajm/