Wesley Sneijder është i sigurt. Kylian Mbappé do të fitojë Topin e Artë të ardhshëm. Ajo që ai po bën me “camiseta blanca” do ta çojë lojtarin e lindur në vitin 1998 drejt ngritjes së trofeut më të madh individual. Ish-lojtari i Interit, fitues i tripletës, foli për numrin e sotëm të Marca-s, duke u përqendruar konkretisht te sulmuesi francez, duke e lavdëruar atë për sezonin e tij te Real Madridi: “Unë mendoj se, me sistemin aktual të pikëzimit, jam pothuajse 100% i sigurt se Mbappé do ta fitojë trofeun sezonin e ardhshëm. 

Për më tepër, ai është bërë një sulmues i vërtetë, është më efektiv sesa ishte kur luante në krah. Real Madridit nuk i duhet një lojtar si Haaland”. Duke mbetur në repartin sulmues të Merengues, holandezi foli edhe për Viniciusin, gjithmonë duke pasur në mendje Topin e Artë: “Sa i përket Viniciusit – vazhdoi ish-numri 10 i Interit – ai mund ta fitojë vitin tjetër. Të dy kanë potencial. Vinicius mund ta kishte fituar dy vjet më parë, e meritonte”.