Në një intervistë për televizionin e klubit Galatasaray, Wesley Sneijder pohon se ndihet komod në Stamboll.

“Që në momentin që shkelëm këtu u ndjemë si në në shtëpinë tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mezi po pres të zbres në fushë për të luajtur”.Në vijim, ish mesfushori i Interit, shkëputi disa mendime për trajnerin e verdhekuqve.

Jam njohur me stilin e lojës së Fatih Terim shumë kohë më parë. E di sistemin e aplikuar nga ai dhe se si e drejton ekipin, prandaj duhet të punoj shumë për t’u përshtatur. Jam në një vend të ri dhe duhet të mësoj gjuhën por edhe stilin e jetesës që është disi ndryshe nga qytetet ku unë kam jetuar më parë”, ka deklaruar Sneijder.