Rregullimi i sobës së gazit i ka kushtuar rëndë një 46-vjeçari nga Arapaj, Durrës.

Shtetasi M.F. ka qenë duke ndërruar bombulën, por, gjatë procesit të punës, një sasi gazi ka rrjedhur nga bombula dhe ka marrë flakë, duke I shkaktuar djegie në duart dhe në fytyrë 46-vjeçarit.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimin mbi ngjarjen, por nga shqyrtimi i provave në vendngjarje dhe grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale.

Në jo pak raste, defektet e bombulave të gazit janë bërë shkak për ngjarje tragjike në banesa apo lokale.