Trendi global prek edhe Shqipërinë, kemi më shumë akses në celular se në tualet

05/09/2019 - 07:52

Aksesi në higjienë, sidomos disponomi i një tualeti me ujë brenda banesës është një nga 30 objektivat e qëndrueshëm të zhvillimit global. Për shkak se tualeti me ujë brenda banesës është vlerësuar si një faktor themelor për higjienën brenda familjes dhe më këtë rast parandalimin e sëmundjeve dhe epidemive që vijnë nga mungesa e saj.

Por në dekadën e fundit duket se teknologjia celulare edhe pse jo kaq jetike ka përparuar aq shumë sa përdorimi i shërbimeve të telefonit i ka kaluar ka kaluar aksesin tualet. Ky trend ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Përqindja e njerëzve ne bote me abonime në celular është tani më e lartë se ata që përdorin shërbime sanitare. Në vitin 2000, vetëm 12% e popullsisë globale kishin abonime në telefona celular. Në vitin 2015, niveli i përdoruesve të telefonave ishte afër 97%.

Këto rritje në përdoruesit e telefonave celularë tejkalon numrin e njerëzve që përdorin të paktën shërbimet themelore të kanalizime dhe tualetet normale. Në vitin 2015, afro 70% e popullsisë globale përdorën të paktën shërbime themelore sanitare, një normë kjo që u rrit vetëm me 10 pikë përqindje në 15 vitet e fundit.

Në Shqipëri në vitin 2018 përdoruesit e shërbimeve celulare arritën në 4,143,603, çka do të thotë se 41 % e popullsisë ka më shumë se një kartë telefonike në pronësi. Në vitin 2003 numëroheshin vetëm 1,1 milionë përdorues. Ndërsa sipas matjeve të fundit të INSTAT në vitin 2011 rreth 78 % e shqiptarëve kishin akses në një tualet me ujë të rrjedhshëm brenda banesës. Nga viti 2003 deri në vitin 2018 numri i përdoruesve të telefonit është katërfishuar, teksa aksesi në tualet normal nuk ka ecur në të njëjtat ritme.

Qasja në shërbimet e kanalizimeve dhe të një tualeti normal është thelbësore për zvogëlimin e sëmundjes së diarresë dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm ndikimet e pafavorshme shëndetësore që janë përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e miliona fëmijëve, siç shihet edhe Atlasin 2018 mbi Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global.

Zhvillimi i qëndrueshëm global e konsideron parësore qasjen në ujë të pijshëm, sidomos brenda banesave, çka do të sillte edhe përmirësime në lidhje me praninë e tualeteve, banjave dhe dusheve me ujë të rrjedhshëm.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë.

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi.

Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.

Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit

Instituti i Shëndetit Publik del me deklaratë lidhur me fluksin e pacientëve te reparti Infektivit në qendrën shëndetësore “Nënë Tereza”.

*Biznesi i farmaceutikës po sheh një periudhë lulëzimi, teksa importet e ilaçeve në sasi u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019

Nga janari i këtij viti janë 16 pacientë që kanë kryer transplatin e veshkave falas ndërsa nga fillimi i financimit të paketës së transpl