Këtë të hënë të gjithë nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, me përjashtim të 27 institucioneve arsimore ku nuk do të fillojë mësimi. Shkak janë bërë dëmtimet nga moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit. 

Njoftimi u bë një ditë më parë nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë për mediat. Sipas saj, probleme me shkollat ka në disa zona të vendit, si në Kukës, Vlorë apo në zonën e Kamzës në Tiranë.

Konkretisht shkollat ku ende vijon puna për t’i rikthyer gjendjen normale, ku dhe nuk do të rifillojë mësimi janë:

Në Kukës, 2 shkolla: 9-vjeçare, fshat Grykë-Cajë, cikël i ulët Domaj në Kolesjan, Bicaj.

Në Pukë, 2 shkolla: Shkolla e mesme të bashkuar ‘Iballë’, njësia administrative Iballë, bashkia Fushë Arrëz. Në shkollën 9-vjeçare ‘Fierzë’, bashkia Fushë Arrëz.

Në Dibër, 3 shkolla: Shkolla 9-vjeçare ‘Katund i Ri’ Luzni, shkolla vartëse ‘Vajmedhej’ Muhurr, shkolla vartëse ‘Tejse’ në Radomir.

Në Krujë, 1 shkollë: Shkolla ‘Vesel Brama’ në Nikël.

Në Tiranë, qark në 1 shkollë dhe në 1 institucion të arsimit parashkollor: ‘Gjysylkanje’ në Pezë dhe në kopshtin ‘Bashkim Berisha’ në Ndroq.

Në Kamëz, 2 shkolla: Shkolla ‘Niko Hoxha’ ‘Valias dhe ‘Dritas’ Zall-Herr.

Në Kavajë, 1 shkollë: Shkolla 9-vjeçare në Golem

Në Fier, 9 shkolla: ‘Lëvizja Demokratike’ në Povelc, shkolla ‘Darzezë e Re’, shkolla në Ferras, shkolla ‘Xhevit Fetahu’ në Bishan, shkolla në Bocovë, shkolla në Pishë, shkolla në Cerven dhe shkolla e mesme bujqësore ‘RakipKryeziu’, Clirim.

Në Vlorë, 5 shkolla: Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Novoselë, ‘Kalif Malaj’ në Novoselë, ‘Loni Mone’ në Novoselë, ‘Qeriba Derri’ në bashkinë Selenicë, ‘Sadik Zotaj’ në bashkinë Selenicë.