Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, deklaroi se shumica e tyre janë nga Tirana, ndërsa nga një rast kanë Durrësi, Korça dhe Lushnja. Por lajmi i mirë sipas Binos është se gjysma e mjekëve të prekur me koronavirus janë shëruar.

“41 raste nga stafi mjekësor, kryesisht nga Tirana, dhe nga Durrësi, Korça dhe Lushnja, nga një rast. Në Tiranë, gjysma e tyre është e shëruar”.

Bino shtoi gjithashtu se mes të infektuarve ka pasur gra shtatzëna dhe fëmijë, gjendja shëndetësore e të cilëve ka qenë e mirë.

“Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”.

Sa i takon rasteve të reja në Tiranë, Bino tha se ato janë pa histori udhëtimi.

Kanë qenë kryesisht vatra familjare të lidhura me histori brenda familjes”.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë foli edhe për një test të ri që do të aplikohet dhe që sipas saj ndihmon në përcaktimin më të mirë të diagnozës.

“Po do të apklikohet një test i ri por jo për personat imunë, por një test i ri në ndihmë të diagnozës, test serioligjik. Sa i përket matjes së imunitetit në popullatë apo sa popullata është e mbrojtur kjo po planifikohet dhe do të kryhet sapo teste të tilla të jenë gati”.