5 fakultete rrezikohen të mbyllen

01/10/2019 - 18:15

Fakultete dhe shumë degë studimi rrezikojnë të mbyllen, pasi kanë të regjistruar më pak se 10 studentë që është pragu minimal.

Tashmë që është mbyllur faza e parë e pranimit në Universitet që është edhe më e rëndësishmja, Qëndresa Qytetare përmes një raporti ngre shqetësimin se 87 degë dhe 5 fakultete në Universitetet e rretheve rrezikojnë të mbyllen.

“Fakultetet që rrezikohen janë 2 në Gjirokastër, 2 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe 1 në Universitetin e Korçës”. 4 nga 5 fakultetet që rrezikojnë mbylljen i përkasin shkencave humane dhe të edukimit. Lidhet drejtëpërdrejtë me kriterin e mesatares që u rrit në degët e mësuesisë. Matura shtetërore është një proces që ndryshon prej 13 vitesh 1 apo 2 muaj përpara zgjedhjes së degëve”, thotë Rigels Xhemollari.

Vetëm vitin e kaluar u mbyllën 7 degë studimi.

“Situata shfaqet 2 fish më e përkeqësuar pasi vitin e kaluar rrezikonin 47 degë për t’u mbyllur, por u mbyllën 7 me vendim të Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve, ndërsa këtë vit 87, si dhe 5 fakultete, ndërkohë që vitin  e kaluar nuk kishim asnjë fakultet.”

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2018 u regjistruan rreth 129 mijë studentë, prej të cilëve 23 mijë në universitetet private, duke shënuar një rënie prej 7% krahasuar me 2017. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesu

Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr