Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë ata që duan të studiojnë në këtë shtet por që nuk kanë mundësi, të ndjekin disa udhëzime për të përfituar bursë.

“Interesoheni për një bursë në Gjermani? Baza e të dhënave mbi bursat e DAAD-së ofron një pasqyrë të gjithë programeve më të kërkuara të bursave si dhe ju informon mbi procedurat e aplikimit, afatet etj.
Mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm; të përzgjidhni vendin e origjinës, kriteret e tjera të kërkuara dhe ky informacion do ju serviret menjëherë! www.funding-guide.de”,- sqarohet nga ambasada gjermane në Tiranë.