Koronavirusi ka anuluar edhe ritet e ditës së 22 marsit, e njohur për besimin bektashian si dita e bekuar e Sulltan Nevruzit’.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka bërë me dije se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.

Po ashtu ai iu uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe një falenderim për mjekët që sot janë në front për të ndihmuar njerëzit.