Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me rrezikshmëri shoqërore

15/11/2019 - 11:05

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

23-vjecari, i dënuar më parë për veprat penale "Dhuna në familje", "Vjedhja" dhe "Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat pas 1 muaji hetimesh proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në një konflikt me armë.

Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë  lokalizimin e vendodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor "Stadiumi" u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
                                                                   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për të shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.

Edhe banorët e lagjes numër 7 në Durrës kanë mbajtur frymën pezull pas tërmetit të 26 nëntorit.

 “Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cenuar shërbimet për qytetarët” - Kështu u

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që t'i drejtohen atyre dhe m

Klement Çupi, ishte një ndër viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Myzejen Konduri, njëkohësisht edhe Producente e Miss & Mr Durrësit dhe Miss & Mr Turizmi, bashkë

Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga Thumana, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e g

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursim