Situatë e pazakontë në qarkun e Dibrës për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës që ka pushtuar rrugët dhe ka bllokuar disa fshatra.

Por ajo që e bën më të pazakontë situatën është prania e plehrave. Mjetet e pastrimit nuk kanë mundur të kryejnë detyrën dhe mbeturinat janë përhapur në të gjithë lagjet e Peshkopisë, raporton “BalkanWeb”. 

Ndërkohë një banor i Çidhnës së Njësisë Administrative Arras në pamundësi për dërgimin e lopës drejt thertoreve të qytetit të Lezhës, sipas urdhrit të AKU-së, është detyruar ta therë atë në mes të rrugës, në borë.