Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejën me koronavirusin.

Radoja shprehet se sytë e të atit do të ndrijnë në ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …Repose en paix papa …Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.”, shkruan ai.