Klajdi, 16 vjeç është gozhduar në shtrat i paralizuar në këtë banesë mes pyllit në fshatin Kabash të Gramshit. Drama e tij nisi 5 vite me parë, kur ai ishte në klasën e tretë, e teksa kthehej nga shkolla ndihej i pafuqishëm dhe kishte temperaturë të lartë. Pasi kaloi disa ditë në këtë gjendje, prindërit e dërguan në spital, por mesa duket ka qene tepër vonë, pasi Klajdi ishte paralizuar.

Jeta e Klajdit është e mbyllur në një dhomë, dhe në pamundësi për të shkuar në shkollë ai mban në dorë një fotografi të cilën e ka kujtim nga klasa e parë. Dëshira e tij me e madhe është që të bëhej mësues për t’u shërbyer fëmijë si ai në zonat e thella malore.

Nëna e 16-vjeçarit me lot në sy shprehet se e ka të shumë të vështirë ta përballojë sëmundjen e djalit, pasi të adhuruat janë shumë të pakta. Kempi prej 26 mijë lekë të rinj që merr për djalin nuk i dalin as për ilaçet dhe jo për të menduar që duhet të ndjekë edhe konsultat në spitalin e qytetit.

Drama në këtë familje mund të thellohet edhe më tepër. Djali tjetër, i cili është vetëm 6 vjeç, sipas mjekëve mund të këtë të njëjtën fatkeqësi si vëllai i tij kur të mbushë 8 vjeç. Një paralizë mund t’i lërë atë për gjithë jetën në një karrige me rrota. Nëna dhe babai bëjnë apel që dikush ta vendosë dorën në zemër dhe ta ndihmojë këtë familje me sa të mundet. /BalkanWeb/