Durrës, mjeku pediatër: Gripi agresiv në prag, fëmijët më të rrezikuarit (VIDEO)

Postuar: 11/12/2017 - 17:02

Fillimi i stinës së ftohtë të dimrit me temperaturat e ulëta, ka shfaqur edhe format e një gripi agresiv kryesisht tek fëmijët e moshave të ndryshme.

Këtë dimër, gripi paraqitet tek fëmijët në shifra më të ulëta por me agresivitet më të lartë, kështu deklaroi shefi i pediatrisë së fëmijëve në Durrës, mjeku pediatër Fatmir Shahini.

Fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar dhe numri i tyre në urgjencë varjon nga 80 deri në 100 në ditë, pavarësisht se një pjesë e fëmijëve shkojnë tek mjeku i familjes për tu vizituar.

Sipas mjekut pediatër, më të prekur nga gripi janë fëmijët që qëndrojnë në kolektiv, në kopshte, çerdhe apo në shkollë, ndaj edhe këshillon prindërit që ti izolojnë për aq sa të kenë mundësi që të mos preken nga gripi.

Zakonisht çdo ditë në pediatri paraqitet një numër i madh fëmijësh me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre. Dehidratimi është problemi i tyre i madh, prandaj fëmijëve duhet tu jepen sa më shumë lëngje, shprehet mjeku Shahini.

Rreth 15 fëmijë në ditë, marrin mjekim 12 orësh në pediatrinë e Durrësit, ndërsa 4 deri në 5 fëmijë në ditë shtrohen në spital, për shkak të komplikacioneve që paraqesin me frymëmarrjen apo edhe temperaturën e lartë. 

Ndjekim këshillat e mjekut pediatër:

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tirana renditet në vendin e 211-të nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga baza

Shkon në 13 numri i të prekurve me fruth në pediatrinë e QSUT.

Portali “Mësues për Shqipërinë” merr dimension të ri dhe formësohet duke shtuar më shumë transparencën dhe besimin, se vetëm përmes tij m

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si d

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e D

Ditën e sotme, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është çelur zyrtarisht kursi i gjuhës kineze.

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit

Mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por në fakt ishte realiteti më i keq.

Babai i shqiptarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Marsejë të Francës ka rrëfyer ngjarjen e tr

Ndërkohë që i gjithë ekipi i mjekëve në Pediatrinë e Durrësit është mbledhur për të analizuar dhe zbardhur rastin e rëndë të vdekjes së 7