E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit: Në mëngjes më kërkonte….

22/09/2018 - 21:19

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar. Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar është ndjerë vazhdimisht e ngacmuar seksualisht nga shefat e saj.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format”, tregon Ada. Në rrëfimin e saj, 23-vjeçarja tregon një nga rastet e ngacmimeve.

“Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”, thotë vajza.

Ada nuk është e vetmja. Në rrethin e saj shoqëror njeh shumë vajza që bien pre’ e këtyre ngacmimeve. Disa herë ka tentuar që t’i denoncojë këto raste, por është tërhequr për shkak të familjes: “Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”.

Në vendin tonë nuk ka një numër zyrtar të vajzave që ngacmohen seksualisht në punë. Megjithatë, sipas një studimi, raportohen të paktën 20 raste çdo vit. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri në fund të janarit të 2019-s, mjekët ,farmacistët, stomatologët e infermierët do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për profesionet

Historia e një nënë të divorcuar dhe me dy fëmijë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Pensionisët e Durrësit kanë nxituar që në ditën e parë në zyrat postare për të tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja të akordua

"Mbroni fëmijët nga virozat e stinës", është ky apeli i pediatërve të Durrësit në këtë stinë me temperatura të luhatshme.

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para

Kanë kaluar 5 vite që nga aksidenti fatal që i mori jetën deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi, dhe sot tezja e tij, Yllka Mamaqi

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit më të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë.

Duke filluar nga dita e sotme, do të nisë shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë, miratu

Nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët.

Të shtunën më 15 dhjetor, u zhvillua me shumë sukses në Durrës, madje duke kaluar parashikimet e organizatorëve, gara miqësore e matemati