13 senatorët nga klasa e 6 deri në të 9-ën, të shoqëruar edhe nga mësuesit e shkollës "Naim Babameto", kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e foshnjes nr.1 në Durrës.

Aktiviteti sa i bukur dhe ndërgjegjësues erdhi me rastin e festave të fundvitit. Nxënësit kishin përgatitur disa pako për fëmijët duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë. Ata kaluan momente së bashku me fëmijët, duke premtuar se do të rikthehen sërish pranë tyre.

Ishte senati i shkollës "Naim Babameto" që në bashkëpunim me mësuesit ndërmori këtë nismë të veçantë. Së bashku ata grumbulluan ndihma, në veshje dhe në ushqime, për t'ja dhuruar fëmijëve. Një prej nxënësve, Arjola Basha, na tha se të gjithë nxënësit, të mbështetur edhe nga prindërit e tyre, u treguan të gatshëm për t'u bërë pjesë e kësaj nisme.

K.H.