Hapet fushata në Durrës e "16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore" (VIDEO)

25/11/2020 - 16:02

Në ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, shoqata Gender Paqe e Siguri ka hapur sot fushatën e  "16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore".

"Dëgjo, Beso, Mbështet të mbijetuarat e dhunës", është slogani i këtij viti i kësaj fushate ndërkombëtare.

Anëtaret e kësaj shoqatë kanë ngritur në sheshin "Liria" në mënyrë simbolike një tendë për të kujtuar 6 gra dhe vajza që kanë humbur jetën gjatë vitit 2020 për shkak të dhunës në familje.

Rezarta Agolli, avokate pranë shoqatës u shpreh se gjatë viteve 2019 dhe 2020 qyteti i Durrësit mban vendin e parë për urdhër-mbrojtjet e lëshuara dhe dhunën në shkallë republike.

Stafit të shoqatës ju bashkua edhe drejtoresha e Shërbimit Social, Bashkia Durrës, Meme Xhaferraj për hapjen e kësaj fushate.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j

Dritani, 40 vjeç nga qyteti verior i Kukësit, qëndroi gjatë pas kangjellave të spitalit “Shefqet Ndroqi” më 14 dhjetor, në pritje të një

Petrit Haskasa, babai i Artendia Haskasas që humbi jetën tragjikisht në portin e Durrësit më 7 janar kërkon që ngjarja të zbardhet plotës

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një videomesazh një ditë para rifillimit të mësimit nëpër shkolla.

Është ndarë nga jeta një emër i njohur i fushës së transportit ndërkombëtar, Ilir Mataj. Lajmin e hidhur e ka dhënë miku i tij, gazetari