Historia prekëse e Ledjanit/ Me dhjeta në shkollë, mbledh kanaçe

Postuar: 12/06/2018 - 21:44

Për filozofin gjerman, Frederic Niche, ajo që nuk të vret, të bën më të fortë! Kjo shprehje e gjen veten në historinë e Ledjanit, që jeton në një familje ekstremisht të varfër, e megjithatë arrin të sfidojë moshën, mundësitë e tij fizike dhe mendore, vetëm e vetëm që t’i sigurojë bukë familjes së tij.

“Punoj për të nxjerrë bukën e gojës. E bëj ngaqë nuk ka familja. Mbledh kanaçe dhe hekura. Fitoj 4-5 mijë lekë (të vjetra) në ditë”, tregon Ledjani.

Për disa, historia e Ledjanit mund të tingëllojë si e zakonshme, pasi si ky 11-vjeçar fatkeq ka shumë në Shqipëri. Por, nëse këta fëmijë braktisin shkollën, rasti i tij është i rrallë: ai është nxënës i shkëlqyer.

“Kam qenë me dhjeta, por ngaqë fillova punë në klasë të tretë… Unë punoj pasi mbaroj shkollën dhe në ditë pushimi”, thotë Ledjani.

Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën, megjithëse të mëdha për kushtet e tij: “Do të doja të kisha shtëpi, mamin dhe babin me punë. Kaq”.

E ëma dhe i ati i Ledjanit janë të papunë. Edhe ata mbledhin kanaçe apo ç’të gjejnë. Zonja e shtëpisë thotë se ka mbi 1 vit që kërkon punë, por të gjithë e përcjellin, askush nuk e merr më në telefon.

Për të jetuar në një shtëpi të shkatërruar tek “Ali Demi”, familja paguan 120 mijë lekë (të vjetra) qira në muaj, shtuar këtu faturën e ujit dhe të dritave, pa asnjë ndihmë ekonomike nga shteti. E megjithatë, ata nuk lypin, punojnë me ndershmëri dhe në pendesë që halli i madh i ka detyruar të shfrytëzojnë edhe fëmijët. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,

   “Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkoll

Është rikthyer sërish në emisionin "Me zemër të hapur" historia e incestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi a

Një ditë para fillimit të shkollës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Shtëpinë e Fëmijëve “Z

Në kohën e digjitalizimit dhe ndryshimit teknologjik, Zvicra po përballet me mungesën e inxhinierëve edhe specialistëve të telekomunikaci

Çdo vit numri i fëmijëve që braktisin shkollën për shkaqe ekonomike është i madh në Durrës e kryesisht në zonën informale të ish-Kënetës.

Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të.

“Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë.

Zoje Latifaj tregoi për emisionin "Stop" sesi bashkëshorti i saj, Rito Latifaj humbi jetën i asfiksuar nga gazi më 26 maj 2016, vetëm një