“Ish-gruaja më helmoi ushqimin, vëllai i saj tentoi të më vrasë”, historia e pazakontë e durrsakut

06/11/2019 - 14:25

Rikthehet historia e pazakontë e një 66-vjeçari nga Durrësi. Gruaja e divorcoi, por ai hodhi akuza të rënda ndaj saj.

Bashkim Zuna pretendonte se ish-gruaja fuste djem të rinj në banesën e tyre dhe e tradhtonte. Kjo deklaratë e bërë 1 vit më parë në studion e News24 i ka agravuar akoma dhe më shumë raportet mes tyre.

Ai tha gjithashtu se 2 fëmijët mbajnë anën e nënës dhe së bashku po abuzojnë me pasurinë e vënë prej tij. Një vit më parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ai ka pasur edhe një përballje me ish-gruan dhe të birin.

Konfliktet vazhdojnë dhe ai kërkon ndihmën e emisionit për të bindur fëmijët të qëndrojnë afër tij dhe ta mbështesin, ndërsa tregon se është kërcënuar edhe me jetë.

Pjesë nga rrëfimi i 66-vjeçarit:

Bashkimi: Sapo dola nga emisioni, më kërcënuan fëmijët. Unë i kisha paditur se djali më grabiti fermën, gruaja shtëpinë. Djali kërkoi që të qetësoheshin gjërat dhe erdhi e më dha një drekë. Shefi i Krimeve më tha se duhet të largohem, se kam probleme me jetën.

Gruaja më helmoi ushqimin, ja hodha qenit dhe ngordhi menjëherë. Jetën e kam nga Shefi i Krimeve, që më tha se duhet të iki urgjent. Përfundimisht u sistemova në katin e tretë, mora ca lekë borxh, e rregullova katin dhe ia mbylla shkallët zonjës. Aty futa dhe ca qiraxhinj me çmim të lirë, ishin disa vajza. Zonja bëhej xheloze.

Kur erdhi djali, ajo i tha se ky del me vajza të reja, dhe duke ngrënë bukë, më kërcënoi. Pastaj më bllokuan numrin dhe nuk komunikuam më. Për vit të ri më përgatitën një skenar nga daja i fëmijëve. Daja i tyre më ka një borxh prej 40 milionë lekë. Ditën e parë të vitit, më bie telefoni dhe më thotë “Pse u fikën dritat në katin e parë?”. Dola në ballkon, pashë dy veta me kapuç. Kur dola jashtë, këto diskutonin me vëllain e ish-gruas sime, ata kërkonin të më ekzekutonin. Jetën e dytë e kam nga kuksiani Fatmir Mici.

Fatmir Mici në telefon: Unë e kam punë ballë për ballë me Bashkimin. E kam parë një ngjarje të pahijshme dhe e kam marrë në telefon, i kam thënë janë fikur dritat në shtëpinë tënde, diçka po bëhet. I pashë nga larg, pashë që i ra automati i dritave në vilën tre katëshe. Ikën dritat vetëm te shtëpia e Bashkimit dhe e mora në telefon, i kam thënë “shoh ca drita që lëvizin”. Ai i ka punët shumë të ndërlikuara me jetën e vet. Ikën dritat dhe pashë ca drita të vogla te ballkoni i tij, si elektrik, te shtëpia e tij.

Bashkimi: Unë i dëgjova duke folur dhe kuptova gjithë skenarin. Ju hodha një tullë, doja t’i trembja që të mbroja veten. Me zonjën kam shkuar shumë mirë, derisa ika në Greqi. Pasi u ktheva, ndryshuan marrëdhëniet tona. Kalamajve të mi unë dua t’iu them që mamaja e tyre të mos pretendojë të më marrë pronën, që më la babai im. Djalit do ja lë fermën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka treguar detaje nga momentet e para që ka takuar me djalin e tij.

31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura (me km) që kanë hyrë n

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete.

Dëshira e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha është bërë realitet sapo ka mbërritur pranë familjes!

Pas një përmirësimi gjatë vitit 2017, deficiti i skemës së pensioneve iu kthye përkeqësimit në vitin 2018.

Pas Fierit, edhe në Durrës një pronë e sekuestruar e personave me precedentë penalë do të përdoret për qëllime sociale.

Në botën e sotme, gjuha angleze demonstron një efekt të fortë të rrjetit: sa më shumë njerëz ta përdorin atë, aq më i dobishëm bëhet.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” si edhe nxënësit e kursit “Stu

Forumi i katërt i ministrave të shëndetësisë të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës ka zhvilluar punimet sot në Sofie të Bullgarisë, në

Gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7%, çka nënkupton se gratë paguhen mesat