Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë muajit mars ka kryer 1718 inspektime dhe 112 ri-inspektime.

Për shkeljet e gjetura ISHSH ka vendosur 149 masa administrative me gjoba e deri në pezullim të aktivitetit.

ISHSH ka marrë masën e pezullimit të aktvitetit për 8 subjekte, ndërkohë ka vendosur 26 paralajmërime.

Masat administrative janё vendosur pёr shkelje tё rregullave higjieno-sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjeno- sanitare, mungesë të licensës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi, duke kapur vlerën e 29 710 000 lekё.

Inspektorati Shtetёror Shёndetёsor do tё vazhdojё tё kryejё inspektime tё vazhdueshme pёr tё garantuar kёrkesat ligjore nё fushёn e shёndetit publik.