Lindjet në janar-mars, dibranët lindin më shumë, vlonjatët më pak

15/05/2019 - 11:45

Largimi i të rinjve, tendenca e çifteve për të bërë më pak fëmijë, pasiguria për të ardhmen, të ardhurat e pakta të disponueshme, ndryshimi i stilit të jetesës po e japin gjithnjë e më shumë efektin e tyre në një prej treguesve demografikë më të rëndësishëm, atë të lindjeve.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve në tremujorin e parë të vitit ishte 5,986, me një rënie prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se ky është tremujori me numrin më të ulët të lindjeve, i pas viteve ’90 (shiko grafikun: “Lindjet sipas tremujorëve”).

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës me 19,4 %. Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1 %, Korçë me 1,3 % dhe Kukës me 0,4 % (shiko tabelën: “Lindjet sipas Qarqeve, Tregues Tremujorë”).

Në raport me popullsinë, numri më i lartë i lindjeve në tremujorin e parë ishte në Dibër, me 2.97 lindje për 1000 banorë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në shifrat e INSTAT për popullsinë sipas qarqeve. Në vend të dytë është Kukësi me 2.96 lindje për 1000 banorë. Më pas renditet Tirana, që e ka këtë tregues në 2.22 dhe Durrësi (2.18).

Qarku me numrin më të ulët të lindjeve në raport me popullsinë është Vlora, që në tremujorin e parë shënoi 1.54 lindje për 1000 banorë, ndërsa para saj renditet Gjirokastra (1.58), dhe Shkodra (1.8)- shiko grafikun: “Lindjet për 1000 banorë, T I 2019”.

Pasojat e rënies së lindshmërisë

Ekspertët e demografisë e konsiderojnë alarmante rënien e numrit të lindjeve, pasi ky hendek nuk mund të rikuperohet, ndryshe nga emigracioni që shpresat për rikthim ekzistojnëgjithmonë.
Në botën e zhvilluar, një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare, sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist, me emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit, deri në vitin 2100, të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qever

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që pred

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar pre