"Luftë obezitetit dhe larg fëmijët nga interneti", takimi ndërgjegjësues në Durrës (FOTO)

16/04/2018 - 11:43

Në ambientet e TIC Durrës u zhvillua takimi informues ndërgjegjësues me prindërit në lidhje me rritjen e shëndetshme të fëmijëve, duke promovuar aktivitetin fizik si edhe duke diskutuar rreziqet psiko-sociale dhe fiziologjike të një jete sedentare.

Ky takim u ideua dhe u organizua në bashkëpunim me Shoqatën “Juvenilia 2014 Durrës”, profesorin e edukimit fizik Dr.Francesco Vitobello, doktoreshën mjeke familje, Dr.Jonida Gjini si edhe me kontributin e pdg Prof.As.Dr. Blerina Xhakolli.

Takimi i strukturuar në këtë formë: mundësoi profesionistët e të tre fushave përkatëse (edukimit fizik, mjeksore dhe psiko sociale), të sillnin informacion të vlefshëm për rëndësinë e aktivitetit fizik në jetën e fëmijëve duke nënvizuar edhe rreziqet e një jete sedentare që në fazat e para të zhvillimit.

Prof Francesco Vitobello, njëkohësisht përgjegjës i aktiviteteve sportive të "Shoqatës Juvenilia", deklaroi se këto takime do të bëhen çdo javë me kopshtet dhe shkollat 9 vjeçare për sensibilizimin dhe informimin mbi rëndësinë e aktivitetit sportiv dhe për të luftuar jetën pasive dhe jo sociale të fëmijëve.

"Aktivitete të tilla informuese janë shumë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm jo vetëm për fëmijët por për të gjitha moshat, ndaj duhet t’i japim rëndësi aktiviteteve fizike. Obeziteti nuk i shërben askujt, madje shkakton pasoja të rënda në shëndetin e fëmijëve. Ndaj sllogani ynë duhet të jetë: "Luftë pa kompromis obezitetit", -theksoi Vitobello.

Profesor Dr.Francesco Vitobello, që nga viti 2014 është në shërbim të fëmijëve durrsak në mënyrë që ata të jenë active, të shëndetshëm dhe më pak sedentarë dhe të lidhur me botën e internetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ervini, një student me aftësi të kufizuara, tha në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës se pavarësisht se ligji për personat e verb

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizuan në Tiranë seminarin e katërt t

Protestës që po mbahet sot përpara Ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar dhe studentë të verbër.

Kirurgu shqiptar në Gjermani ka zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës s

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.