Manastirliu inspekton depon e re të barnave në QSUT

08/02/2020 - 12:13

  • “Kemi rritur disa herë financimin për barnat si dhe po sigurojmë kushtet bashkëkohore për ruajtjen e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë siguri për trajtimet medikamentoze”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi depon e re të barnave në QSUT, e cila pritet të përfundojë së shpejti, me standarde bashkëkohore.

“Para disa viteve as që mund të mendohej një investim i tillë, një strukturë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave sepse qytetarët nuk kishin as barnat bazë në spitale, ndërkohë që vetëm në spitale financojmë më shumë se 40 milion dollarë/vit për barnat për qytetarët dhe 100 milion dollarë për barnat e rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek rritja e përfitimeve për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

“Nga indeksimi i çmimeve të barnave të miratuar së fundmi nga qeveria, krijohet mundësia për të rritur përfituesit që marrin falas barnat me rimbursim dhe sigurimin e terapive të reja të mjekimit”.

Sa i takon investimit për depon e re të barnave në QSUT, Manastirliu tha:

“Ky është një investim që në thelb i shërben sigurisë së qytetarëve, barnave të sigurta për ta, kombinimeve të barnave që do të kryhen në kushtet e duhura për terapi sa më efikase për pacientët, ruajtjes me standarde te medikamenteve dhe padyshim edhe transparencës për qarkullimin e barnave brenda shërbimeve të QSUT”.

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT do të ketë 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Godina e re qendrore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave do të ketë edhe karantinë për barnat e skaduara apo materiale të rrezikshmërisë së lartë.Me përfundimin e ndërtimit të depos qendrore të barnave në QSUT do të garantohet më shumë siguri për qytetarët për ruajtjen e medikamenteve dhe materialeve mjekësore sipas standardeve bashkëkohore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka përcjellë ditën e sotme një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala.

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kanc

Ndryshon ligji për shëndetin mendor, shtohen rastet për gjobitjen e mjekëve deri 50 mijë lekë; Ja kur hiqet e drejta e profesionit deri n