Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se janë shëruar nga ky virus i rrezikshëm edhe 5 mjekë e infermierë të tjerë.

Mesazhi:

Lajm i mirë 

Edhe 5  personel shëndetësor janë shëruar 

Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP 

Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19

#FORCA