Manastirliu: Mbi 1 mln qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë

17/05/2019 - 13:27

Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor: “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.

“Falë programit të kontrollin mjekësor bazë falas, është rritur aksesi i qytetarëve te mjeku i familjes, duke dyfishuar kontaktin me të”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh se, ky program i nisur 4 vite më parë, ishte implementimi i vizionit të Qeverisë për të përmirësuar kujdesin parësor me insturmenta real, që ndikojnë në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

“Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës;   1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit;  1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit”, u shpreh Ministrja. 

Duke u ndalur tek një prej të dhënave të Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu tha: “Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”.

Sa i përket akuzave që janë hedhur mbi këtë program, ministrja Manastirliu u shpreh se sot, pas 4 vitesh, përgjigjen më të mirë ndaj këyre akuzave e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.

“Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program kaq të vlefshëm. Ne nuk bëjmë politikë me sëmundjen dhe shëndetin, ne bëjmë politika për shëndetin. Pas 4 vitesh të realizimit të këtij programi, kontrollet që kanë realizuar qytetarët janë përgjigja më e mirë për akuza të pabaza. Shpenzimet për shëndetin nuk janë kosto, janë investime”, tha Manastirliu.

Shefi i shërbimit të sëmundjeve interne në QSUT, prof. Mihal Tase u shpreh gjatë fjalës së tij në forum se ky program ka sjellë zbulueshmëri të lartë të rasteve me Hipertension Arterial, gjë e cila nëse mbahet nën kontroll, sjell uljen e sëmundshmërisë kronike.

Ndërsa drejtori i OBSH-së për Shqipërinë, z. Raul Gorzales Montero vlerësoi programin e konsoliduar të Kontrollit Mjekësor Bazë, i cili ka rritur funksionin e kujdesit shëndetësor parësor dhe vetë rolin e mjekut të familjes.

Prej 4 vitesh 385 kabinetet që ofrojnë cilësi të lartë shërbimi kanë forcuar rolin e mjekut dhe infermierit tek qytetari dhe kanë rritur profesionalizmin brenda sturkturave të kudjesit parësor.

Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, etj. Gjatë këtyre viteve Kontrollin Mjekësor Bazë e kanë kryer mbi 1 milion qytetarë nga veriu në jug të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët.

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku prezenca e një flamuri grek në miting shkaktoi debat në r

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim.

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shën

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e