Dëshira e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha është bërë realitet sapo ka mbërritur pranë familjes!

"Më ço te gjyshi", ishin fjalët e 11-vjeçarit kur takoi të atin, Afrimin në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri.

Në videon e postuar në Facebook nga të afërmit shihet takimi prekës mes Alvinit dhe gjyshit të tij, i cili ka fluturuar nga Shqipëria për të përqafuar nipin pas 5 vitesh.

Kujtojmë që 5 vite më parë Alvin Berisha u rrëmbye nga e ëma dhe u dërgua në Siri, ku po mësohej si të luftonte përkrah ISIS.