Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka dalë sot në terren, ndërsa ka vizituar disa shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku ka parë nga afër se si respektohen masat anti-COVID-19 dhe kushteve të tjera higjieno-sanitare.

Gjatë fjalës së saj, Kushi iu la porosi drejtuesve të shkollave, ndërsa shtoi se ata duhet të jenë të ashpër.

“Kjo është sfida e jonë e përbashkët. Prandaj, detyrat qytetare si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë themelore që këtë periudhë jo të lehtë ta kalojmë me sukses, të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe mbi të gjitha, të ruajmë shëndetin e gjithsecilit Ju mund të mos sëmureni rëndë por jeni transmetues”, iu drejtua Kushti nxënësve. Ndër të tjera ajo theksoi se për ato shkolla që nuk kanë mundësi që të sigurojnë maskat, ato janë gjetur.

“Duhet të jeni shumë të ashpër. Asnjë tolerim. Jemi kujdesur që edhe shkolla të ketë maska në ato raste kur nuk i sigurojnë. Tre mujori i parë është i garantuar edhe me maska edhe me dezinfektantë. Fokusi ynë është mbarëvajtja e vitit shkollor dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve”, tha ajo.