Universiteti i Shkodrës dhe fusha akademike ka humbur një nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës.

Pedagogu dhe njëherësh zv.rektori i universitetit “Luigj Guarakuqi”, Ilir Behrani, është ndarë nga jeta duke lënë pas kujtime te kolegët dhe studentët.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Behrami ka mbajtur më parë postin e Dekanit në Fakultetin e Juridikut po në Shkodër.