Burgu i Vaqarrit është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur bazën materiale.

Është gjithashtu i vetmi burg në botë që ka vetëm një të dënuar, por edhe ai në mëngjes del nga qelia dhe çdo darkë fiks në orën 20:00 , paraqitet për të fjetur në qeli.

Agim Tufa, 62 vjeç i dënuar për dhunë mbërrin çdo mbrëmje në burg sipas urdhrit të gjykatës.

Këtë dënim Tufa po e vuan prej një muaji deri në fund të vitit.

Fillimisht për shkak të pandemisë 62-vjeçari dezinfektohet dhe më pas kontrollohet.

Pavarësisht se gjatë ditës qëndron në shtëpi përpara se dera të mbyllet i moshuari ka të njëjtat të drejta si çdo i dënuar, mes tyre edhe detyrimi i burgut për t’i shërbyer vaktin e mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Por meqënëse ai është vetmi i dënuar pasi burgu i Vaqarrit pas rikonstruksionit do kthehet në një burg gjysëm lirie dhe sigurie të ulët, Tufës i sillet ushqimi nga një burg tjetër.

/Top Channel