2000 mijë qen endacakë janë evidentuar në rrugët e qytetit të Durrësit duke përbërë kështu një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin e banorëve.
Së fundi është shoqata zviceriane "Jeta, kafshët dhe njerëzit" që ka nisur fushatën e sterilizimit të qenve endacakë në pritje të sezonit veror.

Mjeku veteriner Eror Zylyftari deklaroi se në zona të ndryshme të qytetit janë mbledhur rreth 150 qen të braktisur endacakë që pas sterilizimit në një qëndër mjekësore për kafshë janë grumbulluar në një pikë në periferi të Durrësit.

Sipas Zylyftarit në këtë mënyrë synohet të mos rritet numri i qenve endacakë në qytet pasi ata riprodhohen dy herë në vit dhe çdo qenushe sjell deri në 8 këlyshë çdo lindje.Mjeku tha se nëpërmjet sterilizimit ulet agresiviteri i tyre ndaj qytetarëve. Ai ju bën thirrje edhe qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës.

Qentë endacakë të rrugës janë kthyer në një problem të madh publik në Durrës. Qytetarët durrsakë me ngulm kanë kërkuar pastrimin e rrugëve nga qentë rrugaçë që janë burim rrezikshmërie për popullatën. Jo vetëm rreziku i kafshimit është real, por edhe i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse infektive që mbartin.

K.H.