Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Numri i bareve dhe restoranteve që shitën online u trefishua në 2020-n

26/02/2021 - 11:04

Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19, pasi masat kufizuese detyruan shumë biznese të operojnë në kushte jo të zakonshme. Shumë prej tyre u përshtaten duke shfrytëzuar teknologjinë për të shitur produktet dhe shërbimet nga interneti.

INSTAT në një anketë të posaçme gjeti se, në vitin 2020, bizneset e bareve, restoranteve dhe akomodimit kishin shitjet më të mëdha online. Në vitin 2020 më shumë se 38 për qind e këtyre aktivitete realizuan shitje online në raport me 12.8 për qind në 2019. Përgjatë periudhës pandemike numri i bizneseve në sektorin e akomodimit, bareve dhe restoranteve që shiten nga interneti u trefishua.

Bizneset e sektorit të informacionit dhe komunikimit ishin të dytat për aktivitetin e lartë të shitjeve online, pasi 30 për qind e tyre kanë ofruar shërbimet në fjalë me 2020. Gjithsesi bizneset e TIK nuk u zgjeruan shumë në këtë drejtim pasi edhe më 2019, gati 28% e tyre shisnin produkte dhe shërbime online.

Rritja më të madhe të shitjeve në online në raport me 2019, pas sektorit të hoteleve dhe restoranteve e kishte tregtia. Gjatë vitit të kaluar 11 % e bizneseve në këtë sektor pohuan se kishin shitur online, me një dyfishim në raport me vitin 2019 ku vetëm 5% e tyre kishin shitur online.

Në shumicën e sektorëve numri i bizneseve që kanë shitur online është rritur në vitin 2020, përveç bizneseve në sektorin e transportit, pasurive të patundshme dhe ndërtimit ku shitjet nw internet kanë rënë në raport me vitin 2019.

Pandemia i dha hov të pazakontë ekonomisë digjitale në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, hapa të cilët do të duheshin të ndërmerreshin për dekada në periudhë normale.

Ekonomistët e lartë të Bankës Botërore, Christoph Ungerer dhe Alberto Portugal të cilët uhdhëhoqën një studim për avancimin e ekonomisë digjitale gjatë kohës së pandemisë verifikuan se, 54% shqiptarëve të anketuar treguan se ata kanë rritur blerjet në internet gjatë krizës. Nga këta, 74% besojnë se do të vazhdojnë të blejnë në internet më shpesh edhe kur pandemia do të ketë kaluar.

Tregjet online në Shqipëri karakterizohen nga shitjet e brendshme nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyqaneve lokale, përmes pagesave cash dhe blerjeve elektronike në platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike përmes pagesave me karta elektronike.

Nga të anketuarit shqiptarë që bëjnë blerje online, 67% theksojnë se përdorin rrjetet sociale për të blerë nga dyqanet vendase, ndërsa 61% deklarojnë se blejnë nga tregjet ndërkombëtare.

Tregtia online ndikon në rritjen ekonomike

Tregtia online zhvillon hapësira të reja për biznes. Një sërë sektorësh ndërlidhës shqiptarë dhe ndërkombëtarë ofrojnë shërbime për shpërndarjen ndërkombëtare të mallrave, duke rritur ofertat për punë të shërbimeve postare. Konsulentë juristë dhe të TIK-ut ofrojnë paketa të specializuara për të mbështetur kompanitë e tregtisë elektronike, për të ngritur biznesin e tyre.

Ata ndihmojmë sipërmarrësit të marrin vendime komplekse ligjore, teknike dhe strategjike, të nevojshme për të ndërtuar kanalet e tyre të shitjeve në internet. Po shfaqen ofrues të pagesave elektronike shqiptare, përfshirë paypay-n, me mundësi të reja pagese për klientët elektronikë dhe shitësit elektronikë shqiptarë. Në intervistat me kompanitë shqiptare të tregtisë elektronike, Banka Botërore ka gjetur se, ekonomia e madhe informale e Shqipërisë ishte një pengesë për zhvillimin e ekonomisë digjitale. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t

Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2

Pandemia i përkeqësoi treguesit e zhvillimit njerëzor kudo në botë, por në Shqipëri, ashpërsia e dëmit po vjen më e fortë.

Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”.