Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij. Ylli Hoxha pas një aksidenti të rëndë dhe pasojave fatale që i ka lënë atij në trup ka humbur familjen dhe kjo është arsyeja më e fortë pse zgjodhi studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të kërkuar drejtësinë që po i mohohet në formën më të tmerrshme, kërkojnë t’i heqin të drejtën prindërore.

Ajo ma ka bërë të qartë, do të jetojë me dashnorin se kjo është zgjedhja e saj, por tani do të më marrë edhe vajzën”, tha Ylli në emision, siç raporton “BalkanWeb”.

Ylli u martua në vitin 2007 me Hatixhe Deliun apo “Xhekun” siç e përkëdhelte ai. Vetëm një muaj pas celebrimit, Ylli bën një aksident të rëndë në rrugën Fushë-Krujë – Tiranë, ku mjekët i hoqën shpresat për jetën. Ai qëndroi shumë ditë në gjendje kome, por ia doli të luftojë fort dhe sot është në jetë dhe pse aksidenti i ka lënë pasoja në fizikun e tij.

Pasi mori veten ata emigruan drejt Greqisë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Aty qëndruan vetëm dy vite nga 2008-a deri në 2010-n dhe më pas rikthehen në fshatin e tyre. Konfliktet kishin nisur që në shtetin grek, por në 2011-n erdhi në jetë vajza e tyre që sot është plot 6 vjeçe. Mes çiftit filluan përplasjet, zënkat derisa në 2015-n Hatixhja merr vajzën dhe largohet nga banesa. Divorci në gjykatë ndodhi më 13 qershor të këtij viti dhe në vendimin e saj gjyqtarja kujdestarinë ia la nënës. Ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor, të cilin Ylli nuk e ka paguar pasi është i papunë.

Pas divorcit, Hatixhja kërkon me ngulm t’i hiqet e drejta prindërore këtij babai, duke ngritur një lumë akuzash kundrejt tij.

Ai e do vajzën e tij dhe nga muaji mars i këtij viti nuk e ka takuar dhe as nuk e di ku ndodhet aktualisht. 41-vjeçari ndodhet në proces gjyqësor për heqjen prindërore dhe ka frikë nga drejtësia jonë.

Kam gjithë këto kohë pa takuar vajzën. Ju lutem më ndihmoni”, u shpreh ai mes lotësh.

Nga ana e saj Hatixhja në një komunikim telefonik, tha se ishte detyruar të merrte këto vendime, pasi Ylli dhunonte atë bashkë me vajzën.

20171121-130705

Për vete s’po pyes, por për vajzën nuk ia fal. Kushedi sa herë e kam gjetur vajzën me këmbë të nxira. Ndaj u detyrova ta lë”, tha ajo, raporton “BalkanWeb”.

Në emision ajo është përballur edhe me ish-vjehrrën e kunatën, të cilat e kanë akuzuar për imoralitet.