Inxh. teknolog Nazif Tivari, personalitet i shquar nga Durrësi me emër kombëtar dhe evropian, pedagog i Universitetit Bujqësor, administrator i fabrikës “Mozzarella Italia” në Shkallnuer, Durrës, e vlerësojnë në të gjithë Shqipërinë njerëzit e thjeshtë, biznesmenët, studentët. Por e kanë harruar pushtetarët dhe OJQ-të e Durrësit dhe Shqipërisë! 

Inxh. Tivari është Nderi real i Kombit, pasi sekretet e djathit mozzarella dhe teknologjisë së famshme më të mirë italiane të nënprodukteve të qumështit ua zbulon fermerëve, agrobiznesmenëve nga Durrësi, në të gjithë Shqipërinë deri në Kosovë. Tek ai vijnë hotelet më prestigjioze për t’u furnizuar me produktet organike pa konservantë.

Ja ç’më shkruante në inbox natën vonë, më 7 gusht 2019:
“Të martën do të shkoj përsëri në Pukë. Do të më dërgojnë për dy ditë në familje të thella atje. Janë tre italianë të një projekti të Bashkimit Evropian, të cilët kanë kohë që janë atje për të gjallëruar ato zona të thella dhe që kanë shumë dhi në familjet e tyre. Besoj do ta jap përsëri si do ta organizoj trajnimin atje”.

Th.M.