Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të rinj, tregon detaje nga ngjarja tronditëse.

Ai ka treguar se si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

“Kur zbrita në Rinas më merr nipi më thotë që u gjet viktima e hedhur në pusetën e rezervuarit, ndodhemi në morg. U nisa me autobusin e Fierit dhe i them pa ardhur unë aty të mos niset trupi në fshat. Shkoj dhe e shoh, e pashë nga fytyra se nuk më lanë ta prek. U them edhe djemve që ishin në Patër. Nëse sdo ishte rrëfyer djali i djalit të xhaxhait, sipas të thënave, nuk do e kishim marre vesh. Nipi ka qenë i transferuar bashkë me të ëmën në atë fshat dhe prej andej kanë ardhur për të kryer krimin. Me këta një mur na ndan, para vitit të ri ishin larguar. Kanë qenë kafshët që kanë ulëritur se kanë qenë pa ngrënë. Vëllai ka shkuar në 2:30 të natës me policinë, pasi kanë trokitur në derë nuk kanë dëgjuar zera, në mëngjes më pas kanë shqyer derën, kanë hyrë ekspertë e vëllai më pas. Kanë gjetur që u ka bërë kafenë, gotat e rakisë, një gotë e kanë gjetur të thyer, pasi sic duket janë përleshur. Kanë gjetur cdo gjë të përmbysura, të hapura në detaje, rroba, divane. Dy filxhanë janë gjetur dhe gota e rakisë. Është pirë shumë duhan. Dhe lart në tavan kanë hyrë”.

Saliaj u shpreh se bashkëshortja e tij e ndjerë nuk e hapte kurrë derën po të errej dhe se nipi i tij 16-vjeçar ka shkuar te banesa e Dritës pa u errur dhe është futur nga porta më e afërt, që dy familjet Saliaj përdornin për komunikim.

“E ka dhënë versionin e hashashit ndoshta për të shpëtuar. Nëse ishte për hashash nuk do ta përmbyste shtëpinë. Them se, besoj se, ajo nuk e hapte derën kurrë natën, jam i bindur se nipi im do ketë shkuar pa u errur në familjen time. Jam i bindur se ka hyrë i pari nipi, pa u errur. Ka hyrë nga porta më e afërt, nga bënim komunikim me familjen e nipit. Porta kryesore është nga krahu tjetër. Nipi vinte shpesh te shtëpia jonë, edhe vëllai i tij. Në atë orë nuk hapej absolutisht dera”, tregoi ai.