Rriten me 30% kapacitetet e reanimacionit në Shkodër, Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale

30/06/2020 - 17:28

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ka inspektuar Spitalin Rajonal  të Shkodrës në vijim të forcimit të kapaciteteve të njësive të terapive në spitalet rajonale dhe universitare.

Duke deklaruar se spitali i Shkodrës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë për njësinë e reanimacionit, Manastirliu u shpreh se do të vijojë fuqizimi i terapive intensive në spitale

“Sjellim këtu aparatura të reja, aparatura të cilat fuqizojnë terapinë intensive, në një kohë kur pacientët e prekur nga Covid19 janë duke u trajtuar në spitalet e përcaktuara Covid në Tiranë. Ne kemi në objektivin tonë fuqizimin spitaleve rajonale dhe mbi të gjitha rritjen e kapaciteteve të tyre, ndaj kemi siguruar që në spitalin e Shkodrës të rrisim me 30 % kapacitetet përsa i përket terapisë intensive dhe jo vetëm nëpërmjet shtretërve, por edhe një sëri pajisjesh duke filluar nga monitorët, respiratorët, shiringat elektrike, pompat e infuzionit, Cpap, etj”, tha Manastirliu.

Nga Shkodra, një nga zonat e nxehta epidemiologjike me 6 vatra aktive aktualisht, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve për ndërgjegjësim dhe u shpreh së në këtë qark është bërë një punë e madhe për gjurmimin dhe identifikim e rasteve nga ekipet në terren.

"Shkodra është një ndër qytetet që ka pasur edhe numrin më të lartë të infektimeve. Ndaj pavarësisht përpjekjeve të epidemiologëve dhe punës së mirë që kanë bërë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit kemi tashme 6 vatra të nxehta në Shkodër të cilat janë duke u hetuar", tha Manastriliu.

Manastriliu vlerësoi punën e ekipeve mjekësore në përballimin e situatës.

“Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës kanë bërë një punë shumë të mirë përsa i përket zbatimit të protokolleve mjekësore të COVID19, edhe falë faktit që janë siguruar që nga dita e parë materialet e mbrojtes personale për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të garantojnë mbrojtjen maksimale për stafet tona”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar strategjinë e ekspertëve për masat antiCOVID, Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për përballimin me sukses të situatës.

“Jemi duke vlerësuar në çdo moment të gjithë situatën epidemiologjike. Situata është delikate, por ne jemi duke ndjekur strategjinë tonë, të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, strategjinë e hetimit epidemiologjik, të gjurmimit të rasteve, izolimit të rasteve të konfirmuara dhe kontakteve të tyre në mënyrë që të kufizojmë sa mundemi përhapjen e infeksionit. Sot është një kohë për të qenë të gjithë së bashku. Për të dhënë shembullin personal në zbatimin e masave dhe për të bërë ndërgjegjësimin e nevojshëm, të gjithë qytetarëve për të mbajtur maskën, për të ruajtur distancimin social, për të mbajtur higjienën personale të nevojshme, në mënyrë që ne të vijojmë të jemi të suksesshëm në këtë luftë. Që kjo strategji të ketë rezultat dhe të vijojë të ketë sukses, nevojitet bashkëpunimi i çdo qytetari”, tha Manastirliu nga spitali i Shkodrës.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c

Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.