Grupi turistik “Apollo” po punon që këtë vit të sjellë një numër të madh turistësh skandinavë në vendin tonë. Në një takim që është zhvilluar në një nga hotelet e zonës së Shkëmbit të Kavajës me operatorë dhe sipërmarrës të turizmit, përfaqësues të grupit “Apollo” kanë prezantuar gjetjet e një studimi të hollësishëm që kanë bërë për tregun  vendas, duke bërë edhe sugjerime se si hotelet shqiptare të konkurojnë me rajonin.

Në konkluzionet e saj, Nina Horneëall, drejtoreshe tregtare e “Apollo Group”, tha se kemi bërë një punë të madhe për të prezantuar Shqipërinë në vendet skandinave, pasi Shqipëria ka klimë të mrekullueshme, histori të pasur dhe produkte ushqimore që përdoren në kuzhinë, thjesht të mrekullueshme.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, duke përmendur se rritja e numrit të turistëve ka qenë 18 për qind gjatë vitit të kaluar, edhe këtë vit parashikohet një rritje e konsiderueshme. Klosi shtoi se duhet punuar shumë që të këtë vazhdimësi në fushën e industrisë së turizmit.

Gjatë vitit të kaluar, agjencia “Apollo” solli rreth 18 mijë turistë skandinavë në vetëm vitin e parë të bashkëpunimit me hotelet shqiptare.

K.H.