Shtyhet deri më 13 dhjetor mësimi në 2 universitete në Tiranë

07/12/2019 - 17:25

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në godinat e universiteteve në vend. Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Politeknikut në Tiranë nuk do të nisin procesin mësimor më 9 dhjetor, por më 13 dhjetor. Godinat e këtyre universiteteve kanë pësuar dëme të lehta, por sipas drejtuesve të tyre ato duhet të verifikohen nga Instituti i Ndërtimit.

Në shkresën e firmosur nga rektori Arben Gjata kërkohet që Instituti i Ndërtimit të kryejë kontrollet dhe më pas certfikimin e godinës. Më shumë dëmtime kanë pësuar departamenti i Anatomisë, farmacisë dhe Fakulteti i Stomatologjisë.

Në njoftimin e Universitetit Politeknik thuhet se vendimi për shtyrjen e procesit mësimor u mor pasi rektorati shqyrtoi raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhrin e Përbashkët të Rektorit dhe Administratorit.

Ndërprerja e procesit mësimor për 5 ditë i jep kohë institucionit për kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritje

Qendra “Smart Center” në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike organizuan të dielën në qytetin e Durrësit, sipas nismës së Atit të Shenjtë, Papa Fra

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V