Universiteti Ndërkombetar i Strugës njofton të gjithë maturantët e Shqipërisë se nuk është pjesë e maturës shtetërore që aplikohet në Republikën e Shqipërisë, prandaj nuk përbën asnjë problem nëse nuk e kanë zgjedhur në Formularin A2 ( apo edhe nëse nuk kanë zgjedhur studime jashtë vendit).

Regjistrimet në UNS vazhdojnë. Aplikimet mund t’i bëni online duke plotësuar formularin e aplikimit të cilin e gjeni në webfaqen zyrtare www.iust.edu.mk, ose të paraqiteni në ambientet e UNS-së.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

Formulari i aplikimit

Diploma e shkolles së mesme

Certifikata e notave e 3 viteve

Certifikatë personale

Certifikatë familjare

Vërtetim mjeko-ligjor që jeni i aftë për studime

2 foto