Desi Balliu është një 53-vjeçare, kryefamiljare që banon në Durrës prej më shumë se një dekade. Është nënë e një djali student në universitetin "Aleksandër Moisiu".

Mosha e saj nuk korrenspondon me pamjen e moshës së ka. Rrudhat në fytyrë janë bërë si rezultat i punës së rëndë në fermën e Golemit, ku ka punuar për 20 vjet me radhë.

Më pas ka punuar si ndihmës-kuzhiniere dhe si sanitare në disa lokale në Durrës. Pas 30 vjetësh punë nuk e kishte menduar kurrë që do të vinte në dyshim mungesën e ushqimit në jetën e përditshme.

Me humbjen e bashkëshortit përfitoi 72 mijë lekë të vjetra, 50% të pensionit të bashkëshortit të saj. Pensioni i është rritur me 1000 lekë të vjetra. E vetmja gjë që i gëzohet është paga prej 150 mijë lekësh në muaj, që djali i saj fiton nga puna si kamarier pas mësimit në universitet.

Me kaq lekë duhet të ushqehet gjithë muajin. Djali student, po punon pas mësimi katër orë si kamarier për të mbuluar shpenzimet e shtëpisë.

Desi thotë se përherë të fundit ka blerë mish para katër muajsh. Peshk ka blerë shumë rrallë, nga ai i liri që kushton 2 mijë lekë kilogrami. Në treg sorrollatet të sigurojë pak ushqime, me ato të ardhura minimale që nuk mbulojnë shpenzimet për një njeri e jo më për dy.

Si Desi ka shumë qytetarë edhe pse nuk i shohin ata që duhet. Ata që nuk janë në punë kanë të njëtin problem, mbeten pa bukë e pa ushqime….

K.H.