Tregtonin mish jashtë çdo standarti, gjobiten dhe mbyllen 3 biznese (FOTO)

07/09/2019 - 16:12

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar në Korçë disa biznese që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe i ka gjobitur dhe mbyllur.

Konkretisht, biznesi “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme u gjobit me 300,000 lekë dhe iu ndërpre aktiviteti.

Biznesi “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë në 21 kg salcë dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare në 20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope. Ky biznes u gjobit me 500 mije leke dhe iu asgjesua i gjithe mishi.

Biznesi  “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme, mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, u gjobit me 00,000 lekë dhe iu ndërpre aktiviteti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritje

Qendra “Smart Center” në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike organizuan të dielën në qytetin e Durrësit, sipas nismës së Atit të Shenjtë, Papa Fra

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V