Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Vaksinimi në Europë/ Shqipëria ende ndër vendet që ka dhënë më pak doza në raport me popullsinë

03/04/2021 - 17:20

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t’i dhënë pak frymëmarrje ekonomisë globale e turizmit.

Sipas të dhënave nga Worldindata, në botë, deri tani, më mirë ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrejni dhe SHBA me nga rreth 30% secili.

Mesatarja e Europës është rreth 13%, ndërsa ajo globale 4.4%. Në Europë vijon të kryesojë Mbretëria e Bashkuar, që e ka vaksinuar me një dozë pothuajse gjysmën e popullsisë.

Me ritme të shpejta ka ecur Hungaria, që ka kaluar e dyta në Europë, duke vaksinuar 22.3% të popullsisë të paktën me një dozë, deri në datën 1 prill. Pas Hungarisë vjen Serbia, që ka zbritur në vendin e tretë, me 21% të popullsisë,

Vendet e tjera të Europës kanë vaksinuar të paktën 13.4% të popullsisë (Austria) dhe më pas Danimarka, 11.6%. Nga shtetet fqinjë, Greqia ka arritur të vaksinojë të paktën me një dozë rreth 11% të popullsisë, ndërsa Italia gati 12%.

Për Shqipërinë, të dhënat e Worldindata nuk janë përditësuar që nga 24 shkurti. Por, pas përshpejtimit të procesit dhe mbërritjes së vaksinave kineze, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë administruar gjithsej 170 mijë doza vaksina (pjesa më e madhe kanë marrë dorën e parë), ose rreth 5-6% e popullsisë, duke mbetur në listën e vendeve të Europës që kanë administruar më pak doza në raport me popullsisë. Gjithsesi, Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit, si Kosova, apo Maqedonia, ndërsa nuk ka të dhëna për ecurinë e procesit në Bosnjë Hercegovinë.

Sa efektive po rezulton vaksina

Për shkak të kohës së shpejtë që u zhvilluan dhe administrimit me urgjencë të llojeve të ndryshme nga pjesa më e madhe e vendeve, efikasiteti i vaksinave është i vështirë për t’u matur në këto momente. Gjithsesi, vendet që kanë ecur më mirë me procesin, si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë lehtësuar masat kufizuese pasi panë rënie të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi.

Sipas mediave në SHBA, në provën në shkallë të gjerë, vaksina Pfizer-BioNTech u tregua se parandalonte 95% të simptomave të COVID-19, vetëm 1 pikë përqindje më shumë se Moderna. Të dy vaksinat duket se janë njësoj mbrojtëse në të gjitha grupmoshat dhe grupet racore dhe etnike.

Vaksina J&J u tregua se ishte 72% efektive në sëmundjen mesatare deri të rëndë dhe 85% efektive në parandalimin e sëmundjes më të rëndë.

Vaksina AstraZeneca-Oxford ishte 76% efektive në parandalimin simptomatik COVID-19 dy javë pas dozës së dytë dhe ishte 100% efektive në ndalimin e sëmundjes së rëndë dhe shtrimin në spital në një provë klinike me bazë në Sh.B.A, sipas kompanisë.

Më pak informacion ka për vaksinën kineze, e cila po përdoret masivisht në Shqipëri. Nga vendet që e kanë përdorur, Turqia ka raportuar për një efektivitet mbi 80%, ndërsa shtete të tjera si Kili e Brazili për një normë më të ulët pak mbi 50%. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirarsimuar sidomos ata me universitet, por pandemia Covid-19 duket se e ka përkeqë

Në Shqipëri janë rritur rastet me stade të avancuara të sëmundjeve tumorale, pasi diagnostikimi i hershëm u pengua nga frika e pa

Rrugët dytësore në zonën e Shënavlashit në Durrës nuk e meritojnë të quhen të tilla.

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.