Vaksinohen 42 mjekë të Pediatrisë, Manastirliu: Pas tyre të moshuarit

18/01/2021 - 14:38

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e prekur nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër në “Air Albania” Stadium vaksinimin e personelit shëndetësor, nga ku deklaroi se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.

“Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se vaksinimi do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve. Mes të tjerash ajo tha se Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.

Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarive në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicë

Në muajin janar 2021 inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat shënoi 0.6% ose 0.2 për qind, më i lartë se matjet kombëtarë nga INSTAT

Nëse keni një palë këpucë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dhe modeli që nuk ju duhen më, mund t'i dorëzoni pranë teatri "Aleksandë Moisiu" në

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që krye

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend. Karantina q

"Këpucët e kuqe", është kjo fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, e cila është për

Pandemia e Covid -19 i ka ndikuar negativisht si kurrë më parë të gjithë treguesit e cilësisë së jetës.

Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt