Bashkia e Tiranës ka 90 vende të lira pune për të rinjtë.

Në panairin e punës "Work & Study", kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka vënë theksin te rezultatet e mira në shkollë, pasi sipas tij është një ndër kriteret kryesore për t'u punësuar. Veliaj njoftoi se vendet e lira përfshihen në administratën e Bashkisë, por edhe në drejtoritë e Tiranës.

"Bashkia e Tiranës ka 90 vende pune të lira, përfshirë këtu edhe drejtoritë. I kemi dhënë fund praktikave pa para. Nuk ka më skllevër. Tani kanë nisur praktikat ku studentët do të paguhen", tha Veliaj.