Vogëlushët e shtëpisë së fëmijës në Durrës janë gëzuar në këtë prag ndërrimi vitesh. 33 fëmijë të shtëpisë së fëmijës kanë kaluar një paradite të veçantë. Në qendrën e tyre ka shkuar deputetja e Durrësit, Milva Ekonomi e cila ka shpërndarë për të gjithë vogëlushët pako me dhurata.

Sipas drejtoreshës së shtëpisë së foshnjës, Mimoza Xhelilaj, ky është momenti  për t’i shprehur mirënjohje, të gjithë atyre që i dhurojnë dashuri dhe përkujdesje këtyre fëmijëve, jo vetëm në ditë festash. Mos i braktisni fëmijët, mos i lini vetëm, por përkujdesuni për ta, është mesazhi që përcjell Xhelilaj.  

Milva Ekonomi e cila njihet për humanizmin ndaj shtresave në nevojë ka përcjellë mesazhin e dashurisë në këtë ditë festash të fundvitit.

Një aktivitet artistik i përgatitur nga fëmijët me ndihmën e mësuesve ka qënë pjesë e gëzimit të tyre.